Është ndaluar në Mitrovicë një shtetas gjerman.
Siç thekson policia, ai dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit rasti është proceduar si kundërvajtje.
“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas të Gjermanisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit rasti është proceduar si kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.