Lajmet e fundit

“Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati”, u tha në njoftimin e Policisë.
Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, thotë se ka gjetur dhe konfiskuar substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro, një pistoletë me 14 fishekë, dy telefona celularë, para (euro, lekë dhe dollar kanadez) dhe dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.
“Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, theksoi Policia.