Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 268 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, transmeton Klankosova.tv.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
- Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
- Përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë"
- Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.