Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit nëntor të këtij viti, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 263 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Lidhur me këtë, policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi.
“Edhe një sekond pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.