Policia në Gjermani ka arrestuar një anëtar të dyshuar të Hamasit, i cili dyshohet se ka siguruar armë dhe municione për të sulmuar objektiva hebraike.
Borhan El-K, i lindur në Liban, u kap në autostradë pasi kaloi në Gjermani nga Republika Çeke të martën në mbrëmje, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë, zyra e prokurorit federal gjerman pretendoi në gusht se ai kishte siguruar një pushkë automatike, tetë pistoleta dhe më shumë se 600 copë municione.
Pretendohet se armët iu dorëzuan më pas Wael FM, një tjetër anëtar i dyshuar i grupit të armatosur palestinez Hamas, në Berlin.
Wael FM u arrestua me më 1 tetor së bashku me dy burra të tjerë të quajtur Adeb Al G dhe Ahmad I.
Burrat, emrat e plotë të të cilëve nuk janë bërë të ditur për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, u akuzuan për përgatitjen e një akti të rëndë dhune që rrezikon shtetin gjerman dhe për anëtarësim në një organizatë terroriste të huaj.
Autoritetet besojnë se grupi kishte mbledhur furnizime që nga vera, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.