Tre turistë janë shpëtuar sot nga Policia e Shtetit.
Ata po rrezikonintë mbyteshin në plazhin e Velipojës.
Njoftimi u bë nga vet organet e rendit në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.
Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.
Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta.
Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.
Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt. Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.
Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit verorë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.