Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rreth orës 13:25 në Novosellë të Vitisë, pasi që është futur në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Kontrabandë me mallra’, që mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.