Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë patrullimit me KFOR-in në Leposaviq, njësiti policor kufitar tentoi të ndalojë një veturë të dyshuar pa targa me dy persona brenda, të cilët tentuan të shmangin ndalimin.
Njëri prej të dyshuarve, u ndalua, por nuk iu bind urdhrave të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë arsye, zyrtari policor përdori armën zyrtare për të detyruar ndalimin, pa shkaktuar lëndime, thuhet në raportin policor.
“Rasti është njoftuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ndërsa gjyqtarja kompetente ka urdhëruar shqiptime të dy fletëparaqitjeve ndaj të dyshuarit”.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.