Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.
Klan Kosova ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehet se Policia ka bllokuar hyrjet për në Infektivë.
Klan Kosova ka kontaktuar me disa zyrtarë të Policisë për informim për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.