Policia e Shtetit ka thënë se nuk qëndron të jetë bërë ndonjë veprim jashtëligjor për shitblerjen e votave nga një kandidat për deputet i Partisë Socialiste në fshatin Podgorie të Maliqit.
Në njoftimin e policisë shqiptare thuhet se një 34-vjeçar është proceduar për pengim të policisë në zbulimin e së vërtetës.
"Si rezultat i veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, proceduan penalisht për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", për shtetasin A. P, 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedent të mëparshëm kriminal dhe i dënuar për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe të krimeve kundër personit".
"Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklarimet e marra shtetasve të cilët shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet shtetasit A.J, nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave. Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. P., ka qenë personi i cili ka kryer regjistrimin audio-video të shtetasit që shfaqet në ato pamje", thuhet në njoftim të Policisë së Shtetit.
Policia shton se shtetasi A. P., ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë me qëllim ekspertimin të pajisjes me të cilën ka kryer ketë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga policia.
Euronews shkruna se dy video u pulbikuan nga kandidati i PD-së për Korçën, Edmond Spaho, i cili tha sa u bë shitblerje e votave./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.