Sulmi terrorist e plumbat që u krisën përreth shtëpive, i izoluan në fshat.
Për shkak të hetimeve që po zbardhin atë që ndodhi të dielën, banorët e Banjskës, mund të hyjnë në vendbanimin e tyre veç pas kontrolleve të detajuara.
Atyre, policët e Kosovës mysafirë iu shkuan edhe në shtëpitë e tyre, veçse për krejt diçka tjetër. Të uniformuarit u dërguan mbi 100 pako me gjëra elementare, si ushqime e barna.
Ato u pranuan nga serbët lokalë, të cilët kryeministri kur njoftoi për këtë, i falënderoi për qetësinë, maturinë e besimin.
Për ndihmën e policisë, s’kishin dëgjuar edhe banorët përreth, të cilët kur e morën vesh, mirëpritën gjestin e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=WIQOrPrj-4s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.