Policia e Kosovës ka vazhduar me dënimet në sheshin ''Xhorxh Bush'' në kryeqytet.
Në videon e siguruar nga Klan Kosova, shihet kolonë e makinave, të cilët po ndalohen nga policia, e cila po dënon vozitësit.
Komuna e Prishtinës më 13 janar njoftoi qytetarët e Prishtinës se sheshi "Xhorxh Bush" është hapur vetëm për linjat e transportit publik, taxit dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.
https://www.youtube.com/watch?v=oxkwNJiCZ08
●●●
SSHKRIMI NGA
S.K.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.