Nuk dihet nëse u përdor një mjet ajror apo tokësor. Por, e sigurt është se KFOR-i largoi nëntë policë nga pika kufitare në Jarinjë të cilët mbeten të ngujuar, pas vendosjes së barrikadave nga serbet veriorë 12 ditë më parë.
Të njëjtit, sipas sindikatës së policisë, ishin me sëmundje kronike.
Megjithatë, kjo ndihmë e KFOR-it nuk është e mjaftueshme për sindikatën e policisë. Këta duan që edhe ndërrimet e zyrtarëve policorë të bëhen me helikopter dhe mos ndihmën e KFOR-it në këtë proces, nuk e arsyetojnë.
Për ndihmën e KFOR-it në ndërrimin e turneve nuk kanë nevojë zyrtarët policorë që po qëndrojnë në lagjen “Kodra e Minatorëve” e po ashtu në rrugicat e kësaj pjese. Të njëjtit, po vëzhgojnë nga lartë lëvizjet e qytetarëve, por pa i penguar ato.
Më në numër se në lagjen “Kodra e Minatorëve”, thuhet se policët janë vendosur në një pikë kontrolli në rrugën magjistrale Mitrovicë–Leposaviq. Kjo sipas policisë garanton qarkullimin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë dhe parandalon veprimtaritë kriminale e kontrabandën.
E policët që janë vendosur në “lagjen e boshnjakëve” të martën mbrëma, dëgjuan zhurmat e shok bombave që shpërthyen edhe te vendi që njihet si “Tre Rrokaqiejt”.
Kjo i shqetësoi banorët veriorë. Të barrikada më e madhe në veri, të mërkurën, ishte qetë. Por, në Rudare nuk pritet të jetë kështu edhe të enjten për shkak që andej barrikadës, serbët kanë planifikuar të protestojnë, kundër Qeverisë së Kosovës në orën 12:00.
https://www.youtube.com/watch?v=vNjAI52N7hA
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.