Policia e Fierit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Divjakës, ku dy vëllezër u përfshinë në një përleshje me njëri-tjetrin, ku u përdorën dhe armët e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, Zarif Konja së bashku me një shtetas tjetër me inicialet A.G. është konfliktuar më vëllanë e tij Shpëtim Konja. Ky i fundi më pas ka marrë armën e gjahut që e kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së shtetasit A.G. duke e dëmtuar rëndë atë.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Momentalisht në komisariat është shoqëruar Shpëtim Konja, teksa po kërkohet vëllai i tij Zarifi. /A2 Televizion
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.