Policët e armatosur intervenuan në një hotel në Angli pas një raportimi se aty është një burrë i armatosur me një "thikë të madhe", por u larguan pasi zbuluan se arma e raportuar ishte një shkop i Harry Potterit.
Policia e Blabyt tha në një postim në Facebook se "një numër oficerësh të armëve të zjarrit" iu përgjigjën thirrjes së një hoteli në Enderby, Leicestershire, pas një raportimi të një burri që mbante "një thikë të madhe" pranë ashensorëve.
Oficerët e gjetën njeriun dhe "konstatuan shpejt se ishte një fans i Harry Potter me shkop".
“Fatmirësisht asnjë banori nuk i është shkaktuar asnjë dëm dhe nuk ka asnjë shenjë të Voldemortit”, thuhet në postim.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.