Policia në Teksas të ShBA-së tha se iu përgjigjën një thirrjeje për zbulimin e "mbetjeve skeletore" pranë një rruge, dhe mbërritën për të gjetur se shkaku i raportimit ishte "një skelet plastik".
"Pas mbërritjes, ata zbuluan një skelet plastik të hedhur në një fushë", thanë ata në një postim në Facebook, duke sqaruar se "mbetjet" ishin "larguar dhe se "iu bë një varrim i duhur".
“Le të punojmë të gjithë së bashku dhe t’i hedhim mbeturinat tona siç duhet për ta mbajtur vendin të pastër”, thuhet në postim.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.