Gjatë vizitës në Kosovë, Mlladen Ivaniq, anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë ka vizituar manastirin e fshatit Zoçishtë dhe Hoçës së Madhe, manastiret në rrethinë të Prizrenit dhe Graçanicën,
Në Prizren, politikani serb vizitoi Kishën Shën Premtja dhe Shën Gjergji ku bisedoi me klerikë, mësimdhënës dhe studentë serbë nga Kosova.
Ai tha se ishte i lumtur që ndodhej përsëri në Kosovë dhe që kishte mundësinë të qëndronte në Patriarkanën e Pejës, por edhe në manastiret dhe kishat tjera, transmeton Klan Kosova.
“Është detyrë e gjithë neve që bëjmë punë publike t`i ndihmojmë dhe të jemi me njerëzit tanë në Kosovë, sepse për ta do të thotë-shumë qëndrimi ynë këtu”, kka theksuar Ivaniq, bën të ditur Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.