Ministri i shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumoëski tha që vendi do të fillojë të lehtësojë kufizimet nga 19 prilli.
"Ne do të shkrijmë ngadalë ekonominë," i tha Szumowski radiostacionit RMF FM.
Zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se kufizimet në dyqane ka të ngjarë të hiqen së pari.
Muller i tha Radio Publike të Polonisë se vendimet do të merreshin të mërkurën ose të enjten, pasi qeveria të ketë analizuar të dhënat nga fundjava e gjatë e Pashkëve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Qeveria po konsideron gjithashtu heqjen e një ndalimi të vizitave në pyje dhe parqe kombëtare.
Që nga e hëna në mbrëmje, Polonia kishte regjistruar 6.934 raste me Covid-19 dhe 245 vdekje të lidhura me virusin.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.