Pas një trileri të vërtetë, Polonia e ka mposhtur Maqedoninë 24:23 në Kampionatin Europian që po mbahet në Poloni.
Në pjesën e parë Maqedonia ishte më e mirë, kurse në të dytën Polonia ishte dominuese, transmeton Klan Kosova.
Katër minuta para fundit Polonia i kishte tre gola përparësi, por maqedonasit i shënuan dy gola të shpejtë dhe gjithashtu e kishin sulmin e fundit për të barazuar.
Për fatin e tyre të keq, e humbën topin dhe - barazimin.
Franca dhe Polonia kalojnë në fazën e dytë, kurse për vendin e fundit që çon në këtë fazë do të ndeshen Maqedonia dhe Serbia.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.