Skuadra poloneze e volejbollit ka mposhtur dy herë radhazi skuadrën braziliane dhe ka fituar “Kampionatin Botëror FIVB” i cili u zhvillua në Torinë të Italisë.
Gjatë finales për të fituar kampionatin, Polonia ka arritur bindshëm që ta mposhtë 3-0 me sete Brazilin, kështu duke fituar medaljen e artë në volejboll, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara, kanë zënë vendin e tretë në këtë kampionat, pasi kanë mposhtur 3-1 me sete Serbinë.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.