Një aktore e filmave për të rritur ka thënë se është kërcënuar që të heshtë në lidhje me marrëdhënien seksuale të dyshuar me Donald Trump në vitin 2006.
Stormy Daniels i tha programit të CBS Neës '60 Minutes që një njeri iu afrua asaj në një park të Las Vegasit në vitin 2011.
I panjohuri raportohet se i tha asaj "Qëndro larg nga Trump", pastaj shikoi vajzën e saj të vogël dhe shtoi: "Do të ishte një turp nëse diçka do të ndodhte me nënën e saj".
Trump mohon se ka patur një lidhje me aktoren, transmeton Klan Kosova.
Avokatët e tij po kërkojnë 20 milionë dollarë dëmshpërblim nga ajo, duke thënë se ajo ndërpreu një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Ajo ka ngritur një padi për të hequr marrëveshjen, duke thënë se është e pavlefshme, sepse Trump nuk e ka nënshkruar atë.
Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se ajo kishte marrëdhënie seksuale me Trump vetëm një herë, në një dhomë hoteli gjatë një turneu të famshëm të golfit në liqenin Tahoe, California, në korrik të vitit 2006. Trump u martua me Melania Trump në vitin 2005.
Daniels thotë se ajo dhe presidenti aktual i Amerikës qëndruan në kontakt për vite me radhë, dhe folën për herë të fundit në vitin 2010, transmeton Klan Kosova.
Në linkun e mëposhtëm ndiqni një pjesë nga intervista e sa:
https://www.usatoday.com/story/news/politics/onpolitics/2018/03/25/stormy-daniels-60-minutes-5-new-things/457414002/
.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.