Është prezantuar modeli i ri i Toureg SUV 2018 në sallonin e Porsche Prishtina i cili që nga sot mund të porositet në këtë sallon për tregun e Kosovës.
Ky model është i gatshëm të përballet me çdo lloj terreni. Nëse jeni në një terren më malor atëherë vozitësi vetëm me një prekje të butonit mund ta ngritni veturën për 70 milimetra. Por, në një vozitje të drejtë dhe në një rrugë normale atëherë Touareg si një veturë e mençur që është ulet dhe transformohet në versionin sport.
Prandaj janë tri versione “Comfort”, “Normal” ose “Sport”.
Me tri sisteme kryesore te instaluara si: MirrorLink, Apple CarPlay dhe Android Auto, që u mundësojnë pasagjerëve të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit ose smartfonit derisa jeni duke drejtuar automjetin.
Modeli i ri i Toureg sjell edhe 18 opsione në mënyrë që të ofrojë vozitje të lehtë dhe të ndiheni të relaksuar. Me anë të këtyre opsioneve ju mund të keni konforin e duhur nga relaksimi i këmbëve e deri te ai i shpinës, duke përfshirë edhe masazhin.
Ky është modeli i parë dhe i vetëm deri më tani i kompanisë Volkswagen që ka të instaluar sistemin “Night vision assistant”, ku përmes kamerës infra të kuqe ju mund të shikoni deri në 120 metra, kur dukshmëria është e ulët. Kjo kamerë e instaluar mund të identifikojë edhe këmbësorët, biçiklistët apo kafshët në rrugë.
Modeli më i ri i Touareg, është gjithashtu modeli i vetëm i kompanisë Volkswagen, i cili i lëviz edhe rrotat e pasme varësisht nga situata e vozitjes.
Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të Porsche Prishtina:
https://www.facebook.com/PorscheKosova/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.