Presidentja Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar u takua sot në Nju Jork me homologun e tij nga Portugalia Anibal Cavaco Silva.
Jahjaga dhe Cavaco Silva biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.
E para e Kosovës kërkoi ndihmën e Portugalisë në përpjekjet e vendit për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së3 ë Kosovës dhe për procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.
Ndërkaq, presidenti Cavaco Silva theksoi se Portugalia mbetet një përkrahëse e palëkundur e Kosovës në procesin e integrimit evropian, nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai po ashtu siguroi udhëheqësen kosovare se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në UNESCO dhe do të mbështesë përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë me ato vende me të cilat gëzon marrëdhënie të mira bilaterale, në veçanti në Amerikën Latine, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.