Post Malone u bë baba.
Reperi ka njoftuar se vajza e tij ka ardh në jetë gjatë një interviste të realizuar të hënën duke thënë se ai e puthi vogëlushën përpara se të arrinte në studio.
Ky është fëmija i parë i Malone.
26 vjeçari i nominuar për Grammy fillimisht zbuloi se ishte në pritje të një fëmije muajin e kaluar.
Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, është rritur në Teksas dhe është bërë një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Këngët e tij të shumta hit përfshijnë "Circles", "Rockstar" dhe "White Iverson", transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.