Rep artisti amerikan, Post Malone po vazhdon ta dëshmojë se sa shumë është i dhënë pas fansave të tij, ndërsa ka ndërprerë një nga koncertet e tij për të 'kurorëzuar' dashurinë e një çifti.
Në koncertin e tij në Seattle, ylli i hitit “I like you” ftoi në skenë dy nga fanset e tij për të zhvilluar ceremoninë e kurorëzimit, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
E ndërsa vajzat po qëndronin ballë për ballë, rep artisti po u bëntë pyetjet drejt “Po-së” së famshme.
Shoqëruar me duartrokitjet e publikut, çifti i thanë “Po” njëra-tjetrës dhe Post Malone i shpalli të martuara pranë një audience goxha të gjerë.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.