Vjosa Osmani sot në Zyrën e Presidencës priti kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu në ceremoninë zyrtare të dorëzim-pranimit të detyrës së presidentes.
Edhe garda e ushtrisë u rreshtua, për të përshëndetur Vjosa Osmanin kur për herë të fundit të kaloi përmes tyre si komandate supreme.
Gjatë dorëzimit të detyrës, Osmani e paralajmëroi Haxhiun që kjo megjithatë nuk është punë e lehtë, teksa i tregoi edhe për 21 dosjet që ia la në tavolinë.
Osmani sot përmbylli mandatin e saj 5-vjeçar si presidente e vendit, ndërsa funksionin e u.d. së presidentes do ta ushtrojë, Albulena Haxhiu deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit nga Kuvendi i Kosovës.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=WSEn0W5OSGo
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.