Postimi i drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, të martën, e vuri nën llupën e prokurorisë kryetarin Shpejtim Bulliqi.
Sipas këtij institucioni me ankesat e tashmë ish-drejtorit ku thotë se i pari i komunës e ndaloi ta zbatojë Ligjin për Rrënimet në Batllavë do të veprohet konform tij.
Ankesa të njëjta ka edhe një ish-drejtor tjetër i Inspeksionit, që nga kjo drejtori dha dorëheqje vitin e kaluar.
Ajet Potera po thotë se edhe ky u pengua nga kryetari Bulliqi. Ky thotë se tre drejtorët e Inspeksionit që u ndërruan në qeverisjen e kryetarit aktual duhet të merren në pyetje.
Potera nuk e do Bulliqin as në krye të degës së LVV-së në Podujevë dhe për këtë ka një arsye.
Kryetari Shpejtim Bulliqi deklaroi gjatë ditës se i gëzohet dhe i mirëpret hetimet ndaj tij dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=D0KOExi_edM&t=8s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.