Përdorimi i rëndë i drogës përshkruhet si "një çështje madhore e shëndetit publik" pavarësisht nga një numër në rritje i vendeve që përqafojnë legalizimin.
Të rinjtë me një varësi serioze ndaj kanabisit janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të skizofrenisë, sugjeron një studim i ri.
Ekspertët vlerësojnë se gati një e treta e rasteve të skizofrenisë te moshat 21 deri në 30 vjeç u shkaktuan nga çrregullimi i përdorimit të kanabisit.
Çrregullimi i përdorimit të kanabisit mendohet të ndikojë rreth 1 në 200 njerëz dhe lidhet me përdorimin problematik të kanabisit ku njerëzit nuk mund të kontrollojnë marrjen e tyre dhe vuajnë simptomat e tërheqjes nëse ndalojnë marrjen e drogës.
Një studim i ri i udhëhequr nga studiues danezë analizoi të dhënat shëndetësore të gati shtatë milionë njerëzve mbi 50 vjet dhe gjeti një lidhje të fortë midis skizofrenisë dhe varësisë serioze ndaj kanabisit.
Rreth 30 përqind e rasteve të skizofrenisë tek meshkujt e moshës 21 deri në 30 vjeç dhe 15 përqind e rasteve te 16 deri në 49 vjeç mund të ishin parandaluar duke ndaluar varësinë nga kanabisi, vlerësojnë ata.
Shqetësimet shëndetësore 'kërkojnë veprim urgjent'
Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore në të cilën njerëzit duket se kanë humbur kontaktin me realitetin.
“Përzierja e çrregullimeve të përdorimit të substancave dhe sëmundjeve mendore është një çështje madhore e shëndetit publik, që kërkon veprim urgjent dhe mbështetje për njerëzit që kanë nevojë për të”, tha Dr. Nora Volkow, Drejtore e Institutit Kombëtar për Abuzimin me Drogën.
“Teksa qasja në produktet e fuqishme të kanabisit vazhdon të zgjerohet, është thelbësore që ne gjithashtu të zgjerojmë parandalimin, shqyrtimin dhe trajtimin për njerëzit që mund të përjetojnë sëmundje mendore të lidhura me përdorimin e kanabisit”.
"Gjetjet nga ky studim janë një hap në atë drejtim dhe mund të ndihmojnë në informimin e vendimeve që ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të marrin në kujdesin për pacientët, si dhe vendimet që individët mund të marrin në lidhje me përdorimin e tyre të kanabisit".
Në vitin 2015, një studim britanik vlerësoi se rreth një në katër raste të reja të gjendjeve psikotike si skizofrenia, mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i pirjes së duhanit të varieteteve shumë të forta të kanabisit.
Vitet e fundit, shumë vende dhe shtete amerikane e kanë legalizuar drogën, duke bërë që ekspertët të paralajmërojnë se mund të rriten edhe gjendjet e rënda psikotike.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.