Punimet në shkollën “Halil Alidema” në Pozhoran të Vitisë, mund të vonohen edhe një kohë meqë lënda për tenderimin për të shkoi në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Kjo shqetësoi komunarët të cilët thonë se kanë kërkuar procedura të përshpejtuara meqë rastin e konsiderojnë emergjent.
Madje sipas drejtoreshës së arsimit, Fatbardha Emini, janë të gatshëm që po të iu kalohen mjetet, ta marrin në menaxhim si nivel lokal.
Aktualisht nxënësit ndajnë objektin me ata të shkollës së mesme, derisa orën e mësimit e kanë 25 minuta e ndërrimi i fundit përfundon në orën 20:00.
Operatorit ekonomik të kaluar i është ndërprerë kontrata, teksa i përzgjedhuri i ri ishte paraparë të ketë afat 60 ditë për t’i realizuar punimet.
https://www.youtube.com/watch?v=lYO5_6BqLIo
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.