Florentina Shala-Gashi u bë sekretare e administratës së QKMF-së në Skenderaj, ndonëse punoi për më shumë se një vit si zëvendësdrejtoreshë e këtij institucioni.
32-vjeçarja këtë pozitë e kishte fituar në një konkurs të brendshëm, por nga aty u largua me ardhjen e pushtetit të ri.
Sipas Shalës, politika është arsyeja e largimit të saj, njofton Klan Kosova.
"As nuk jam anëtare e ndonjë partie, thjesht e kam përkrahë listën 'Ideal' të Bekim Jasharit, kjo besoj e ka shtyrë kryetarin Fadil Nura për me marrë këtë vendim", tha Florentina Shala-Gashi, zyrtare e administratës në QKMF-në e Skenderajt.
Megjithëkëtë, vendimin e kryetarit të komunës, Fadil Nurës, e hodhi poshtë Inspektorati i Punës.
Ky institucion e pa si të jashtëligjshëm vendimin dhe meqë ky i fundit nuk e përfilli obligimin për rikthim në detyrën e mëhershme palën, u dënua me gjobë prej 1,500 eurosh.
Ndërkohë, nga kjo zyrë i thanë televizionit se kanë ushtruar ankesë ndaj inspektoratit të punës sepse sipas tyre ky institucion kur shqiptoi gjobën u thirr në dispozita ligjore që nuk ekzistojnë fare.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=ktXQWcJkUms
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.