Lajmet e fundit

Disa marka ndërkombëtare, duke përfshirë shtëpinë luksoze Prada, kanë ndërprerë lidhjet me aktorin super yllin koreano-jugor Kim Soo Hyun pasi ai u përfshi në polemika këtë muaj mbi marrëdhënien së tij me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron.
Kim Soo Hyun, një nga emrat kryesorë në industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut, ka hedhur poshtë akuzat e bëra në fillim të këtij muaji nga një kanal në YouTube i njohur për lajmet e tij politike se ai kishte filluar lidhjen me Kim Sae-ron, 24 vjeç, kur ajo ishte ende e mitur.
Akuzat shkaktuan një stuhi kritike në internet ndaj Kim Soo Hyun, duke nënvizuar shqyrtimin e ngushtë me të cilin përballen yjet kryesorë në industrinë e argëtimit miliarda dollarësh të Koresë së Jugut.
https://klankosova.tv/vdes-ne-moshen-24-vjecare-aktorja-e-njohur-koreane/