Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, në një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë me vlerë rreth 5600 euro, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.