Policia e Kosovës, njoftoi të premten se e arrestoi një person në Kamenicë si të dyshuar për krime lufte kundër popullësisë civile.
Ai është 67-vjeçari Mirko Mitroviq që jeton në fshatin Boscë të Kamenicës.
Televizioni arrit ta takojë, Fidanka Mitroviq, që është gruaja e të arrestuarit e cila tha se nuk e di pse burri po i qëndron në burg pasi nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë rast që ka ndodhur në luftë, njofton Klan Kosova.
Ndonëse asnjë nga organet e drejtësisë nuk dhanë asnjë informacion për shkaqet e arrestimit, në Organizatën e Veteranëve në Kamenicë kanë dyshime të forta që Mitroviq u përfshi në zhdukjen e një personi, pikërisht në fshatin Boscë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=94vBWVmcE8Q
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.