Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës ka ndezur emocionet e muzikës shqiptare që me natën e parë.
Prive KlanKosova ishte e para në provat e festivalit për të parë nga afër punën që po bëhej për këtë event kaq të rëndësishëm për muzikën shqiptare.
Nga 40 këngëtarë që kishin dërguar materialet e tyre, vetëm 20 prej tyre morën “dritën jeshile” për të konkurruar për çmimin e madh – kënga më e mirë e vitit.
Por, ndryshe nga dy edicionet e para, ky vit sjell edhe risi interesante, për të cilat na flet më shumë skenaristi i festivalit.
Fituesi i këtij festivali do ta përfaqësonte Kosovën në skenën e madhe të Eurovisionit, por duke e ditur që Kosova akoma nuk është pjesë e EBU-së, kjo nuk është e mundur.
Krahas konkurrentëve, në festival do të ketë edhe të ftuar specialë. Njëra prej tyre është Tuna, e cila ishte në prova ditën kur ne po ndiqnim prapaskenat.
Tuna do të performojë live në natën finale dy prej këngëve që tashmë janë pasaportë e saj muzikore: “Bileta” dhe “A je tu e pa”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-c-NfLltmzI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.