Një rend i gjatë nga adhurues të muzikës së Mc Kreshës dhe Lyrical Son u mblodhën në Prishtinë për të ndjekur koncertin e radhës të kësaj dysheje.
Që në hyrje, atmosfera ishte e veçantë tapeti i kuq, i dekoruar me titujt e këngëve që do të performoheshin atë mbrëmje, i jepte një pamje ndryshe eventit dhe paralajmëronte një natë të paharrueshme.
Kemi parë shumë performanca të Mc Kreshës dhe Lyrical Son ndër vite, por ky koncert nuk ishte si të tjerët.
Kjo herë solli një dimension krejt të ri, ku muzika e tyre u shoqërua për herë të parë me një sinfoni live, një bashkim unik i hip-hopit me tinguj klasik.
Për të parë prapaskenat e këtij koncerti ndiqni kronikën e përgatitur nga Prive Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=6lqIZcLIioU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.