Nikola Prce ka marrë drejtimin e kampionit të Kosovës në hendboll, Besa Famgas.
Për Prcen është fillim i karrierës si trajner.
Ai për shumë vjet ishte lojtar në skuadrën pejane, ndërsa ka karrierë të gjatë e shumë të suksesshme ndërkombëtare.
Është legjendë e hendbollit në Bosnjë-Hercegovinë dhe ishte kapiten shumëvjeçar i kësaj kombëtareje, transmeton Klankosova.tv.
Pas karrierës së madhe si lojtar, Prce ka vendosur ta nisë karrierën e trajnerit në Superligën tonë.
Besa Famgas, që për kohë të gjatë po dominon në Kosovë, tashmë ka nisur edhe me përforcime.
Ka angazhuar pivotin kroat Ivan Majiq, që së fundi luajti në Qipro.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.