Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është dëmtuar nga një predhë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të enjten në Prishtinë, derisa nuk u bë e ditur se nga ka ardhur predha në fjalë, megjithëse e njëjta është sekuestruar nga policia, transmeton klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një predhë që ka ardhur nga drejtimi i panjohur i është dëmtuar vetura e tij. Predha është sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.