Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka shpalosur të vërtetën rreth shëndetit të saj, duke zbuluar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike, e quajtur ndryshe si PCOS.
Kjo duket t’i ketë krijuar yllit të hitit “Meant to be” probleme që ndaluan rënien e saj në peshë, njofton Klankosova.tv
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës'”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.
Në vitin 2019, Rexha pati publikuar një video përmes së cilës bëri me dije se ishte refuzuar nga të gjitha shtëpitë e famshme të modës për “Grammy Awards”.
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme.
Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën.
https://twitter.com/BebeRexha/status/1588984058599837696?ref_src=twsrc%5Etfw
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.