Para se të zbatonin detyrat e marra bënë diçka shumë të rëndësishme.
Kur zyrtarë policorë kryen homazhet te varrezat e Familjes Jashari vendi iu lirua liderëve opozitarë e qeveritarë.
Megjithatë, edhe policia u desh të jetë prezente, njofton Klan Kosova.
Sidomos kur nga stafi i kryeministrit Albin Kurtit shkuan te Fadil Nura e Sami Lushtaku për t’u dakorduar për kohën e homazheve që rastisën në kohën e njëjtë.
Udhëheqësit lokalë vazhduan me përkulje para varrezave, derisa ata shtetërorë pritën pak brenda veturave. As rrugës vendosën të mos takohen.
E kur presidentja e kryeministri folën para mediave në këtë 15-vjetor të pavarësisë ata qenë në një mendje për rrugën e Kosovës para.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=6OFMNmIX_yY
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.