Një film me një emër që reflekton luftën, nevojën për t’u mbrojtur dhe dëshirën për të mbijetuar është ai me të cilin këtë javë është argëtuar publiku në Tiranë.
“Kazerma” erdhi si një projekt që nisi ndryshe, në format të reality shou, e përfundoi në publik si një film që mori vëmendje dhe përmbledhi në minuta atë që Turjan Hysko deshi të paraqesë për audiencën.
Turjan nuk e realizoi formatin si reality, i ra pishman rrugës, por e krijoi në një film, me kast aktoresh dhe një histori dramatike.
Turjani zgjodhi të jetë producent, scenarist dhe, si bashkëregjisor në këtë rrugëtim, zgjodhi ta ketë Xhoslin Ramën. Dëshira për të krijuar projektin sipas qejfit të tij duket se bëri që Hysko të marrë mbi supe një numër të madh përgjegjësish. Pavarësisht kësaj, e veçanta është që filmi u xhirua për 29 ditë, kryesisht në Tiranë.
Hysko ka pasur synim të sjellë për publikun një eksperiencë reflektuese, ku shikuesit të mos jenë vetëm spektatorë, por të mendojnë për vlerat, fjalën dhe moralin.
“Kazerma” ka një “luftë” jo domosdoshmërisht ushtarake konkrete, por një betejë simbolike, si presioni, mënyra si njerëzit konkurojnë, intriga, dashuri dhe tradhëti.
Filmi “Kazerma” shfaq emra të njohur të ekranit shqiptar, si Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Gerra dhe Gentjan Senelaj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VVhI_i7OW50
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.