Diplomati Albert Prenkaj ka deklaruar se situata politike në vend po karakterizohet nga një krizë e zgjatur institucionale, duke e cilësuar Kosovën si pjesë të një “kaosi të brendshëm” që, sipas tij, po vazhdon tash e më shumë se një vit.
“Bota gjendet në një kaos të përgjithshëm, dhe Kosova është në kaosin e saj të brendshëm, i cili kaos zgjat tash më tepër se një vit. Kjo tregon paaftësi politike për të ndërtuar institucione funksionale, legale dhe legjitime, të cilat mund ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ai në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ai ka deklaruar po ashtu se kalkulimet elektorale kanë ndikuar edhe te partitë opozitare, të cilat, sipas tij, po ndjekin pothuajse të njëjtën qasje, duke e thelluar krizën politike në vend.
“Mendoj se, duke e parë këtë lojë jo të sinqertë të partive politike, të udhëhequr nga partia më e madhe, LVV, pra një komunikim jo i sinqertë, jo shtetëror dhe jo institucional, duke kalkuluar gjithmonë me leva elektorale, e që kanë ndikuar edhe te partitë opozitare që të sillen pothuajse në të njëjtën mënyrë, duke bërë kalkulime elektorale”, Prenkaj. /Klankosova.tv
https://youtu.be/UuWPobZE_9Y
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.