Nga Praga nxori shumë kujtime. Krejt momentet me rëndësi të presidentes Vjosa Osmani në Çeki nga samiti që mblodhi liderët evropianë faqja e presidencës i publikoi në një album me 72 fotografi.
Kurse vetë Osmani këtij samiti ia kushtoi 12 postime në Facebook, nga takimet me figurat kryesore politike të kontinentit.
Të njëjtat, në gjuhën angleze, i postoi edhe në Twitter. Shefes së shtetit i ndihmoi edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, me 24 postime në rrjete sociale.
Profesori i gazetarisë, Alban Zeneli, vlerëson se numri i madh i postimeve ka disa qëllime.
Sipas tij, takimet kanë mundur të përmblidhen në një postim, por mediat e reja e bëjnë lajm çdo postim të Osmanit dhe kështu sigurohet prezenca më e madhe mediale e presidentes.
Nga krejt postimet, Osmani vërehet të ketë spikatur më shumë takimet me Olaf Sholz dhe Emmanuel Macron. Sipas njohësit të diplomacisë, Emir Abrashi, kjo vë në pah rolin e Gjermanisë dhe Francës për Kosovën.
Vjosa Osmani, por as kryeministri Edi Rama, nuk publikuan fotografi të përbashkëta. Politikani nga Tirana zgjodhi shkrepje më gazmore, ndërsa me raste edhe situata jozyrtare.
Momente e takime nga Samiti i Pragës shpërndanë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq me 10 postime në Facebook, kryeministri maqedono-verior Dimitar Kovaqevski me 9 postime, e presidenti malazez Milo Gjukanoviq me 5 sosh.
https://www.youtube.com/watch?v=gSfYaeSuBHI
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.