Presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar dorëheqjen e tij, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për në pranverë po afrohen, një element i ri në krizën politike që ka destabilizuar vendin për pesë vjet."Nesër do të jap dorëheqjen time nga posti im si President i Republikës së Bullgarisë", tha Radev në fjalimin e tij zyrtar, transmeton Klankosova.tv Radev tha të premten se vendi do të mbajë zgjedhje të parakohshme pasi partitë kryesore refuzuan një mandat për të formuar një qeveri, pasi administrata e mëparshme dha dorëheqjen muajin e kaluar mes protestave të gjera. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.