Egjipti është vendi pritës për bisedimet e shumëpritura të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit.
Presidenti Abdel Fattah al-Sisi shprehu vlerësimin e tij për presidentin e ShBA-së Donald Trump, përpara bisedimeve të kësaj jave në Sharm El-Sheikh, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Një armëpushim, kthimi i të burgosurve dhe të paraburgosurve, rindërtimi i Gazës dhe nisja e një procesi politik paqësor që çon në krijimin dhe njohjen e shtetit palestinez do të thotë se jemi në rrugën e duhur drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm", tha ai.
Egjipti dhe Katari kanë qenë ndërmjetësues kryesorë midis Hamasit dhe Izraelit në negociatat e armëpushimit në Gaza.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.