Presidenti irlandez, Michael D Higgins, ka bërë thirrje që detyrat e shtëpisë të ndalohen në Irlandë.
Higgins këtë thirrje e argumenton se kjo do t'u jepte kohë të rinjve që të angazhohen në aktivitete më krijuese jashtë orarit të shkollës, shkruan Irishmirror, transmeton Klankosova.tv.
Ish-ministri i Arteve beson se aktivitetet e shkollës duhet të mbyllen në portën e shkollës.
“Unë mendoj se koha në shtëpi dhe koha në shkollë është një përvojë edukative dhe duhet të përfundojë në shkollë dhe njerëzit duhet të jenë në gjendje të shfrytëzojnë kohën e tyre për gjëra të tjera krijuese”, tha Higgins.
Presidenti Higgins inkurajoi gjithashtu fëmijët e Irlandës që të flisnin gjuhën irlandeze. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.