Protestuesit e mllefosur të Shri Lankës mësynë zyrën e kryeministrit, Ranil Wickremesinghe nga i cili kërkuan dorëheqjen e menjëhershme.
Atë, por edhe presidentin e vendit po fajësojnë për krizën me të rëndë ekonomike që po përjeton aktualisht vendi, njofton Klan Kosova.
Kjo revoltë detyroi të partin e shtetit që la detyrën, të arratiset me një avion ushtarak të mërkurën pasi protestuesit e pushtuan shtëpinë dhe zyrën e tij.
Kjo gjendje erdhi pasi banorët e Shri Lankës po anashkalojnë vaktet e ushqimit, duke duruar mungesat e mëdha dhe duke u rreshtuar për orë të tëra në përpjekje për të blerë sasi të vogla karburanti dhe gaz për gatim.
Fajtor për këtë krizë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken la Rusinë e cila ka bllokuar grurin ukrainas, derisa paralajmëroi edhe kriza tjera nëpër botë për shkak të mungesës së ushqimit.
https://www.youtube.com/watch?v=5XWZjT4HFsw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.