Ilir Peci të enjten pati ngjarjen më të rëndësishme që kur fitoi në zgjedhje.
Kryetar i ri i Zveçanit bashkë me asambleistët e zgjedhur, të cilët iu bashkuan në zyrën për komunitete, dhanë betimin për detyrën e re.
Kjo s’mund të bëhej në objektin e komunës. Seanca solemne u mbajt në shkollën "Isa Boletini" në Boletin, që ndodhet përballë kullës së heroit.
Siguria aty u monitorua nga Policia e Kosovës dhe EULEX.
Kryetari i sapo zgjedhur fjalimin vendosi ta mbajë para varrit të Isa Boletinit.
Por, për këtë s’ishte në dijeni stërnipi i heroit. Megjithatë, i sapobetuari fjalimin e mbajti në vendin ku e zgjodhi.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=QbY8bNKsCJw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.