Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Ministri presidencial, Blazej Spychalski, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se gjendja shëndetësore e Andrzej Duda është e mirë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Presidenti dje ka bërë testin për koronavirus. Rezultati doli të ishte pozitiv”, ka thënë Spychalski.
“Presidenti është mirë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.