Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, është krye-nikoqir i Samitit të udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE) që zhvillon punimet të enjten e të premten.
Një nga temat e diskutimit janë edhe tensionet Kosovë-Serbi, me theks të veçantë kriza në veri të vendit, raporton Klan Kosova.
Me konkluzionet që pritet të miratohen, do i bëhet thirrje palëve për de-përshkallëzim, organizim të zgjedhjeve në katër komuna, e kthim në dialog.
Te ky procesi i fundit, lideri evropian del përkrahës i idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të organizohet një konferencë ku do mbylleshin sipas tij liderët kosovarë e ata serbë deri te ujdia finale.
Michel takoi Ramën në Bruksel në fillim të kësaj jave.
Nga ana e tij, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, thotë se në Samit do i njoftojë liderët për të gjitha angazhimet e tij të këtyre ditëve.
Në samit edhe liderë tjerë evropianë kanë bërë thirrje për stabilizim të situatës në veri të Kosovës, mbajtje të zgjedhjeve në katër komuna e kthim në tavolinën e bisedimeve të Kosovës e Serbisë.
https://www.youtube.com/watch?v=Am005cDIsnA
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.