Nga pozita e shkarkuan për gjasmë konflikt interesi.
Por, Pranvera Prestreshin, nga pozita e drejtoreshës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve nuk u largua me bazë, raporton Klan Kosova.
Kështu konstatoi Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) në vendimin që e publikoi të enjten, sipas të cilit, Prestreshi nuk pati konflikt interesi me përfaqësuesin e Klan Kosovës kur kjo vendosi të kthejë certifikatën e biznesit për televizionin, në qershor.
Këtë vendim nuk deshi ta komentojë ish-drejtoresha Prestreshi, e cila sipas njohësve të çështjeve juridike tash mund të kthehet në punën e dikurshme.
Asnjë fjalë nuk e tha as motra e deputetit të Vetëvendosjes, Lebibe Haliti, e cila që dy muaj, si e emëruar nga ministrja Rozeta Hajdari, po e zëvendëson Prestreshin.
Televizioni takoi drejtoreshën aktuale të ARBK-së në korridorin e Ministrisë së Industrisë, por e njëjta nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit me arsyetimin se është në një telefonatë.
Vendimin e APK-së kundër MINT-it, e në favor të ish-drejtoreshës, nuk deshi ta komentojë as ministrja Rozeta Hajdari e cila nuk doli nga objekti i Ministrisë sa qëndroi Klani aty.
Nga Kabineti i saj thanë se intervista me të është e mundur veç përmes shkresës zyrtare.
Lajmi i së enjtes mbase edhe ia rëndoi gjendjen Rozeta Hajdarit, e cila veç dy javët e fundit u përball me plot vendime të këqija duke përfshirë arrestimin e zyrtarëve të saj e vendimin e Gjykatës Komerciale, pro Art Motion, kundër MINT.
https://youtu.be/BY3rsTJOwOo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.